Profesor Avni Dehari me origjinë nga Kumanova në emisionin “N’shpi te…” në News-TV ka kujtuar ngjarjet e rënda të vitit 1981 në gjimnazin e Kumanovës.
“Po e ndjej për borxh ti them disa fjalë për 81-shin. U ndaluan tekstet shkollore në gjuhën shqipe, librat, romanet e shkrimtareve në të vetmen librari në Kumanovë Rilindja i hoqën krejtë, dhe i lanë vetëm të autorëve maqedonas dh jugosllav, disa të përkthyera, disa të papërkthyera. Kjo ishte pas kërkesës famëmadhe që ata e quanin që evidencën pedagogjike ta mbanim në gjuhën maqedonase. Ishte hap për mohimin e shqipes, që më vonë pasoi me mbylljen e paraleleve me nxënës shqiptarë në Kumanovë.Thirreshin në dygjuhësi, ajo nuk ishte dy gjuhësi. Ne ju thonim bëjeni dokumentacionin në dy gjuhë, ne i shkruajmë në shqip, maqedonasin i mbushin në maqedonishtë. Jo thonin, në rubrkë njëherë duhet të shkruhet maqedonisht, psh: ‘Zhivot i della na Naim Frashëri’ dhe pastaj nëse doni mund ta shkruani edhe shqip. Edhe pse as praktikishtë rubrika nuk kishte vend që në dy gjuhë të shkruhet njësia mësimore, por ata e dinin këtë shumë mirë, por kryesorja të shkruhet maqedonishtë. Natyrishtë unë me disa shokë, ditarët nëse i ruajnë, asnjëherë s’e kemi shkruar maqedonishtë. Kam pas deklaruar botërisht: Dorën e pres, por ‘zhivot i della na Naim Frashëri’ nuk e shkruaj…”, kujton profesori Avni Dehari, sot kandidat për deputet në zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit në Kosovë nga Lëvizja Vetëvendojse./News-TV/
Deklaratën e tij të plotë mund ta ndiqni nga minuta e 32:26.
Discussion about this post