Sot, me 12.03.2021 në Stamboll të Turqisë, Abdurahim Idrizi, anëtar i K.K. “Makpetrol” nga Shkupi, e kishte debutimin në Karate Premier Ligën Botërore.
Në rrethin e parë Idrizi ishte i lirë.
Në rrethin e dytë, u takua me Kampionin e Europës, Hysejnov Sulltan nga Azerbejxhani, të cilin e mundi me rezultat të thellë 9-1. Dhe, tani me një luftë atraktive u bë konkurent serioz për medalje.
Në rrethin e tretë, u takua me turkun, Ada Oguzhan. Edhe pse sportisti vendës, qysh në fillim të duelit e lëndoi rëndë Idrizin, (taktikë kjo e sportistëve turq), ai pas mjekimit nuk u ndal dhe në fund pas iniciativës dhe goditjeve precize, arriti me hantej (me votim të gjyqtarëve kur dueli përfundon me rezultat, pa pikë të fituara) të mund sportistin turk me rezultat 5-0.
Në rrethin e katërt u takua me garuesin nga Uzbekistani, Sajmatov Sadridin, i cili eshte kampion aktual kontinental i Azisë. Në fillim Idrizi e hapi rezultatin 3-0, më vonë kundërshtari e barazoi në 3:3, Idrizi përsëri fiton pikë dhe e bëri rezultatin 4-3. Edhe njëherë e barazoi kundërshtari, në fund Idrizi e humbi koncentrimin dhe i humbi 3 pikë. Pranë rezultatit 7-4, Idrizi kishte 3 pikë, por fatkeqësisht nuk kishte trajner që do kërkonte Video replay dhe në fund pësoi disfatë.
Kur të mirret parasyshë se për Idrizin ky ishte debutim në Premier ligë, rezultati është fantastik dhe shtytje për arritje të mëdha në sportin e karatesë.
Me këto pikë të fituara, në rang listën botërore do të jetë më mirë i ranguar.
Discussion about this post