Levante me Bardhin e larguan Barcelonën nga titulli (Video) - News Tv

Levante me Bardhin e larguan Barcelonën nga titulli (Video)

Levante e Enis Bardhit mbrëmë ia “hoqi” dy pikë Barcelonës në betejën për titull. Ylli ynë ishte startues duke luajtur deri në minutën e 61-të, kur e braktisi fushën.

Barcelona kishte gjithçka në dorë sot, por në fund nuk ja arriti të fitojë ndaj Levantes, po u ndal në barazim 3-3, në një ndeshje kur pjesa e parë u mbyll 0-2 për katalanasit.

Leo Messi tundi rrjetën në minutën e 25 dhe më pas Pedri dyfishoi shifrat në të 34-tën. Me nisjen e pjesës së dytë Ronald Araujo la fushën dhe pas daljes së tij Barcelona futi ujë në mbrojtje.

Në minutën e 57 Melero ngushtoi shifrat, teksa 3 minuta më pas Morales barazoi 2-2. Ousmane Dembele në minutën e 64 tundi rrjetën më një goditje të fortë dhe u duk se i dha fitoren të tijve.

Por nuk kishte përfunduar gjithçka sepse Levante arriti të barazojë me golin e Leon në minutën e 83-të. Me këtë barazim Barcelona lëshon terren dhe i jep mundëinë Atleticos të shkëputet me 4 pikë në rast fitoreje në ndeshjen e radhës, kur kanë mbetur edhe 2 ndeshje. /abcnews.al

 

 

Related Posts

Next Post

Discussion about this post

MARKETING

ADVERTISEMENT
ADVERTISEMENT
ADVERTISEMENT
ADVERTISEMENT
ADVERTISEMENT
ADVERTISEMENT
ADVERTISEMENT
ADVERTISEMENT