Karateisti i talentuar i KK Bashkimi nga Kumanova. Ylli Bilalli, ka shënuar edhe një suksestë madh, duke siguruar pjesëmarrjen e tij në evropianin e karatesë në Pragë të Çekisë, që do të zhvillohet në muajin shkurt të vitit të ardhshëm, shkruan gazetari Reshat Ibraimi.
Ylli këtë sukses e ka arritur sot në kampionatin zgjedhor shtetëror për kadet, junior dhe U21, të zhvilluar në Gostivar.
“Falënderimet dhe lavdërimet I takojnë vetëm Zotit të botërave të Gjithësisë!
Sot Ylli Bilalli në Kampionatin shtetëror ne Republikën e Maqedonisë u shpallë kampion shtetërorë dhe gjithashtu është kualifikuar në Kampionatin Europian, si reprezentues I Maqedonisë që do të mbahet ne Çeki”, ka shkruar babai i tij, Driton Bilalli.
Discussion about this post