Jo të gjitha rrugët janë të asfaltuara në Çerkez. Ja një foto e dërguar nga lexues tanë. Bëhet fjalë për banorët e kësaj lagje, Avdi Demiri dhe Agim Biljali, të cilët në redaksinë tonë dërguan dy fotografi nga dy rrugicat e tyre, të cilët kanë mbetur të paasfaltuara.
Ata për News-TV thanë se kryetari i komunës së Kumanovës, Maksim Dimtrievskit, është i njoftuar për këtë problematikë, porse deri tani janë injoruar.
Këto dy rrugica gjenden në afërsi të shkollës fillor komunale Jeronim de Rada./News-TV/
Discussion about this post