Gazetari dhe analisti i njohur nga Tetova, Urim Saliu, koalicionet e fundit mes partive i ka quajtur koalicione për interesa klanore dhe partiake, dhe jo koalicione për interesa kombëtare.
Sipas tij, partitë shqiptare po bëjnë lojë mjeshtërore me elektoratin e tyre për të nxitur të votojnë duke krijuar “heroin dhe tradhëtarin”.
Ja postimi i tij i plotë:
Koalicionet për interesa shqiptare bëhen kur duhet dhe jo në rrethin e dytë.Ato janë koalicione shpëtimi.Janë koalicione interesash klanore dhe partiake.As koalicioni BDI -PDSH,as Besa dhe ASH dhe AAA nuk janë koalicione për interesa shqiptare.Krejt janë të zaptuara nga LSDM dhe VMRO.Njëherë pushton zonat shqiptare partia e Zaevit dhe tani ajo e Mickovskit që po orkestron këtë lojë perfekte me shqiptarë të dëgjueshëm sa të arrijë qëllimin e pushtetit dhe më pas dihet si diciplinohen shqiptarët nga nacionalistët e fundit në Ballkan.
Kjo lojë mjeshtërore e partive shqiptare me elektoratin e tyre për të nxitur të votojnë duke krijuar “heroin dhe tradhëtarin” do i përzë edhe mijëra të rinj sepse këta aktorë politikë nuk kanë hallin e qytetarëve por bizneseve,tenderave dhe pushtetit etj etj.A nuk kanë qeverisur deri tani bashkë që të gjitha?!
Discussion about this post