Futsal Karadaku shënoi fitore të merituar kundër Kegi Mobi Veles me rezultat 10-7, në kuadrin e javës së 14-të, shkruan News-TV.
Nga tre golat i shënuan: Shuajb Sukriu dhe Artan Junuzi, ndërsa Jasir Zekiri realizoi dygolësh, Hasan Bilalli dhe Egzon Iseni shënuan nga një gol.
Këtë triumf, ata ia kanë dedikuar trajnerit të tyre Gazmend Bilalli, i cili sot ka festuar ditëlindjen etij të 57-të.
“Fitoren e sontme pa dyshim ja dedikojm njeriut kryesor ne krye të ekipit për ditëlindjen e tij të 57 trenerit tonë Gazmend Bilallit shëndet dhe shum tmira në jetë festofshmi edhe shum fitore tjera së bashku”, kanë shkruar në faqen e futsal klubit Karadaku nga komuna e Likovës./News-TV/
Discussion about this post