Kur merr barrën që do t’ i dalësh në skaj një pazari politik, mendohu mirë para se të ulesh në tavolinën e “pazarit”.Mos shiko cili rast i montuar Gjyqësor ka peshë më të madhe , konkretisht nga cili rast përfitohen më shumë poena politik.U binda dhe u vërtetova se këto raste dikush din t’ i keqpërdorë dhe ç’ është më e keqja , kur shprehen para opinionit i marrin me prioritet vetëm ato raste që sipas tyre ndoshta peshën e kanë më të madhe.Ti, si partner i ardhshëm Qeveritar, matu mirë kur të bisedosh , çfarë po bisedon!Mos u merr me rastet e montuara politike , pa i përfshirë të gjitha si të atillë.Mos i merr me emra veprat e këtij personi apo grupi, se ato që nuk i përmendë, i lëndon rëndë. Nëse kthehemi mbrapa në vitin 2003 , menjëherë pas konfliktit të 2001- shit, rastet e para të montuara politike ishin ai i “Sopotit” dhe “Bombashët e KUmanovës” (ku isha edhe unë i përfshirë)d .Nuk e kam kuptuar dhe akoma nuk po ekuptoj pse, qysh në atë kohë duke e vuajtur atë burg të mallkuar, rasti i ” Sopotit” përmendej më me prioritet nga rasti ku isha unë (“Bombashët e Kumanovës”).Kur prisnim se të dy rastet duheshte paralel që të zgjidhen , ndodhi ajo që e thashë më lartë, u shpallën të pafajshë vetëm Sopotasit, të cilët edhe u dëmshpërblyen.Ata jetën po e vazhdojnë krenarë, sepse nuk e kanë as në shpirt, as nëpër arkivat e institucioneve të shtetit, etiketën terrorist. E, unë? E, e të tjerët? Çfarë po ndodhë me ne ?
A thua , cili është dallimi mes mua dhe atyre? Të dy rastet patën ndodhur në kohë të njejtë dhe me skenarë të njejtë.Nga njerëz të njejtë ishin montuar.Sa i lënduar dhe i nënçmuar po ndjehem.Cila ishte pafajësia e tyre, e cila ishte fajësia ime???Nëse këto raste (edhe plot tjera pas nesh) duhet të zgjidhen, nuk duhet të bëhen ndaras, por të përfshihen në pako.
Mosni, se nuk është mirë!E dimë se nuk është lehtë! Lëre se kanë vuajtur apo janë duke vuajtur burg viktimat , sëpaku që mund të bëni, mos u merrni me emra, por në tërësi përmendni të gjitha rastet.E nëse doni t’ i zgjidhni problemet e shqiptarëve , zjidhni të gjitha bashkë.Mos i dalloni rastin prej rastit! Mos diskriminoni!Dëgjova se në marrëveshjen e fundit politike mes kryeministrit dhe një partie politike shqiptare , një ndër pikat e marrëveshjes qenka edhe revidimi i rasteve Gjyqësore.Gabimi i parë është se përmenden veprat me emër , duke i anashkaluar rastet tjera. Sado i vjetër që të jetë “rasti im”, unë akoma jam i pafajshëm. Edhepse kam dalur nga burgu, plagët më kanë ngelur dhe do të mbesin deri atëherë kur të më hiqet etiketa e një vepre të rëndë. Pres që dikush nga politikanët të ketë fuqi dhe ndikim në Gjyqësorin që të më shpallin të pafajshëm.E dua këtë për veten , për fëmijët, për mbesat e nipërit e mi, për farefisin, për shoqërinë dhe bashkëqytetarët e mi.
Tash, pas ngjarjeve të fundit politike , po dëgjoj lloj-lloj komentesh, që duhet apo nuk duhet të ketë revidim të rasteve (të montuara) Gjyqësore? Nëse jo një kryeministër, atëherë kush duhet që të intervenojë apo të ketë ndikim në rastet e montuara politike.Lehtë e keni ju të komentoni e të thoni bën apo nuk bën të ketë revidim të rasteve (të montuara ) të Gjyqësorit.Ju a e dini se vërtetë ka plot raste të montuara politike.Ju ndoshta keni harruar, por unë jam njëri nga ata që e kam përjetuar me shtatë vite heqje lirie.Por, nuk e di vetëm për qejf të kujt kam qenë edhe unë i përfshirë në rastin ” Bombashët e Kumanovës” (haj medet edhe unë terrorist)…!Të gjithë e dinë se unë jam i pafajshëm , por kot, unë e mbajta burgun për një rast që as në ëndërr nuk kisha dashur që ta shihja .Si t’ i arsyetohem fëmijëve të mi?
Ata, gati çdo ditë më përmendin rastin dhe më thonë: “Babi, pse po heshtë?”…!Pas etiketës që të është veshur (“terrorist”), a thua ardhmëria jonë a është e sigurtë? A mundemi që ne ndonjëherë “lehtë” të punësohemi nëpër institucionet e shtetit?”. Për mua , por sigurisht edhe për të tjerët, nëse një lider , një deputet, një ministër apo një kryeministër të merr iniciativë pë revidim të proceseve (të montuara) Gjyqësore, do të ishte e mirëseardhur, moment që jam duke e pritur me vite të tëra.Unë nuk kam heshtur dhe prap nuk do të heshtë kurrë.Unë dua që ajo etiketë të më hiqet, të shpallem i pafajshëm edhepse dikush gabimisht (ndoshta) më ka futur nëpër këto lojëra të fëlliqura, ku epilogu ishte burgu (7 vjet).DUHET TË KETË REVIDIM TË PROCESEVE TË MONTUARA GJYQËSORE , me iniciativë të partive politike apo me të parët e Qeverisë.Në këtë mënyrë do t’ u arsyetohem fëmijëve të mi! UNË PO PRES!
Discussion about this post